Shqiptarët në majen më të lartë në Evropë, në territor të Rusisë! - Bota Sot
Shqiptarët në majen më të lartë në Evropë, në territor të Rusisë!

Alpinizem

Shqiptarët në majen më të lartë në Evropë, në territor të Rusisë!

Më: 9 korrik 2019 Në ora: 10:40
Shqiptarët në majen më të lart në Evropë, në territor të Rusisë!

Babë e bijë, Arianit dhe Mrika NIkçi, pushtojnë majën më të lartë në Evropë.

“Me date 07.07.2019, në ora 8.30 të mëngjesit, së bashku me Nitin, u ngjitëm në majen më të lartë në Evropë, Elbrusin 5.643 lmd, e cila gjendet në territorin e Rusisë.

E veçanta e kësaj ekspedite është se, zbritjen e kemi bërë duke u lëshuar me ski së bashku me udhëheqësin e ekspeditës Mike Hamill dhe anëtarin e grupit Len Forkas.

Lëshimi ishte sfidues për shkak të terrenit, borës së papërshtatshme dhe çantave të rënda, sidoqoftë këtë eksperiencë përplot adrenalinë dhe kënaqësi nuk do ta harrojmë kurrë .

Ka mbetur edhe Carstenz Pyramide për të përmbyllur projektin Mrika Seven Summits...se shpejti lajme edhe për këtë aktivitet”, shkruan në faqen e Mrikës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...