Definimi dhe krijimi i Rrjetit të Shtigjeve Rekreative, Sportive...

Alpinizem

Definimi dhe krijimi i Rrjetit të Shtigjeve Rekreative, Sportive...

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 12:24
Definimi dhe krijimi i Rrjetit të Shtigjeve Rekreative, Sportive...

Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Klubi Alpin Prishtina dhe Komuna e Prishtinës Drejtoria e Parqeve, është platforma bazike e Definimit dhe Krijimit të Rrjetit të Shtigjeve Rekreative, Sportive dhe Turistike, e që përfshinë Regjionin e Gollakut dhe Parkun e Gërmisë.

Resurset e shumta në veri - lindje të Prishtinës më në fund do të fillojnë të marrin formë në kuptimin e Rrjetit Logjik të Shtigjeve, platformë kjo e cila do të jetë dinamike dhe do të bazohet në Planin Rregullativ dhe Planin Zhvillimor të këtij rajoni.

Zhvillimi i këtij projekti, implementimi dhe mbikëqyrja e fazave të punës do të bëhet së bashku me të gjitha organet kompetente të Komuna e Prishtinës, me theks të veçantë Drejtoria e Parqeve dhe Zyra Ligjore e KK Prishtinë.

Kjo Marrëveshje do ta rendisë Prishtinën në vendin e qyteteve të cilat e kanë të rregulluar qështjen e rrjetit të shtigjeve dhe të njejtin e konsiderojnë resurs kombëtar; prandaj së shpejti do tu informojmë më detaje tjera, njofton klubi alpin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat