Pamje të paharrueshme të Sharrit - Bota Sot
Pamje të paharrueshme të Sharrit

Alpinizem

Pamje të paharrueshme të Sharrit

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 11:51
Pamje të paharrueshme të Sharrit

Edicioni i 6-të i Camp 'n' Hike përfundoi me sukses! Sikurse 5 edicionet e kaluara edhe këtë herë lokacioni i kampit ishte në vendin e njëjtë, para hotel Arxhenës. Kampi filloi në orën 11 e 30 të mengjesit në ditën e shtune kur nga Prishtina erdhën pjesmarrësit, të cilët u vendosën nëpër tenda.

Image

Menjëherë pas kompletimit të kampit, filluan zbavitjet në fushën e volejbollit të përcellur me muzikë. Më pas u organizua një turne në volejboll, tërheqje me litar dhe kërcim me thasë. Në të njëjtën kohë disa nga pjesmarrësit vendosën të ngjiten me teleferik të hotelit në maje të Zllipotokut për të përjetuar pamje të paharrueshme të Sharrit. Në fund të ditës u dhez flaka, e cila i mblodhi të gjithë pjesmarrësit përreth në një atmosferë të paharrueshme me këndim nën qindra mijëra yjeve. Mbrëmja përfundoi kah mesnata.

Të nesërmen më 18 gusht (e Diele) grupi prej mese 150 pjesmarresve u bë gati për nisje në Majën e Njerit 2658m. Për t'iu bashkuar grupit vetëm për ecje të Dielen, nga qytete të Kosovës dhe Shqipërise erdhën edhe disa bjeshkatarë. Fillimin e ecjes e bëmë nga hotel Arxhena nëpër grykën e Zllipotokut kah Qelepina. Ne maje takuam edhe pjesmarrësit e grupit të madh nga Maqedonia, të cilët erdhën enkas për të na u bashkangjitë në këtë ngjarje. Ishin shoqëritë Sharri nga Gostivari, Ohri, Shkupi dhe Hani i Elezit. Në maje të gjithë u bashkuam dhe u kënaqëm me atmosfere pozitive dhe mot super te bukur dhe pamje pa fund. Pasi i shpërndamë diplomat, të cilat i japim pas çdo edicioni Camp n Hike, të gjithë bjeshkatarët e shoqatave u përshëndetëm dhe bëmë kthimet nga kemi ardhur.

Grupi i jonë nga Kosova e bëmë zbritjen kah Liqeni i Shutmanit, baqilla dhe gryka e Zllipotokut. I përgëzojmë të gjithë pjesmarrësit për energji të madhe pozitive dhe kulturë të lartë gjatë gjithë ditës së kampingut dhe ecjes.

Falenderojmë bjeshkatarët nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria etj, që morrën pjesë në këtë organizim të përvjetshëm. Gjithashtu, falenderojmë bjeshkatarin Ismet Shurban nga Gostivari për koordinimin e organizimit me Maqedoni dhe Hotel Arxhena për ndihmë gjatë kampit. Live to the Maxx ! p.s. ky me gjasë do të jetë hera e fundit që e organizojmë kampin në këtë vend pasi sipas pronarëve të Hotel Arxhena, këtu do të ndërtohet fabrika e ujit, shkruan në faqen e Kosova Hiking Trips.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...