Nikçi: Me pyetën, a ke mendu çka ke me bë nëse të vdes vajza para syve

Alpinizem

Nikçi: Me pyetën, a ke mendu çka ke me bë nëse të vdes vajza para syve

Nga: K. G. Më: 22 gusht 2019 Në ora: 11:23
Nikçi: A ke mendu çka ke me bë nëse të vdes vajza para syve

Alpinistët babë e bijë, Arianit dhe Mrika Nikçi, janë futur në historinë botërore! Arianiti tregon edhe një detaj shumë interesant.

“Shumë i lumtur - përmbyllje e suksesshme e projektit Mrika Seven Summits.

E çuditshme, kur kemi filluar me prezantimin e projektit, çdonjëri na ka dëgjuar e shikuar duke menduar; janë çmendur, janë duke fantazuar, nuk kane përgatitje fizike, nuk kanë eksperiencë, nuk kanë guxim, e rrezikshme.... e pamundshme. Vetëm 2-3 persona, kanë menduar ndryshe!!! 

Ka pasur persona të tillë që me kanë pyetur, “a ke mendu çka ke me bë nëse të vdes vajza para syve“. Ishte shumë e rënd !
Ne anën tjetër, familjaret kuptohet duke parashikuar rrezikun eventual, ishin kundërshtarët kryesor, pengesa me e vështirë te cilën e arsyetonim por, ishte e vështirë për ta menaxhuar!

Për mua si prind, ishte shumë e vështirë kjo situate por, e rëndësishme ishte se ne besonim në njëri tjetrin, ishim të një mendimi, ishim shumë të guximshëm dhe të përkushtuar ne arritjen e qëllimit, vendosëm që të jemi shumë të matur dhe të respektojmë madhështinë e natyrës!

Me Mrikën, kemi përjetuar momente të paharruara rreziku, vuajtje, lodhjeje, por i kemi kaluar të gjitha duke e kuptuar dhe ndihmuar njëri tjetrin. Gjithsesi, kemi pasur edhe momente të paharruar gëzimi. Mrikë, askush nuk të njeh si unë, je e jashtëzakonshme. 
Nina dhe Leka, faleminderit!”, shkruan Arianit Nikçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat