Alpinistja Uta Ibrahimi lëndohet rëndë në Valbonë - Bota Sot
Alpinistja Uta Ibrahimi lëndohet rëndë në Valbonë

Alpinizem

Alpinistja Uta Ibrahimi lëndohet rëndë në Valbonë

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 14:01
Uta Ibrahimi

Alpinistja Uta Ibrahimi është lënduar në pjesën e këmbës teksa po ngjitej në malin e Rragamit në Parkun Kombëtar të Valbonës, bën të ditur Standard.

Mësohet se alpinistja ka qenë duke u ngjitur së bashku me alpinistin Aurel Duka në një faqe shkëmbore ku është shkëputur nga mali një gurë, i cili i ka rënë në këmbën alpinistes duke i shkaktuar dëmtime serioze.

Në këto momente një grup alpinistësh, banorë të zonës dhe një grup nga emergjenca civile ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po transportojnë alpinisten drejt lagjes Kukaj në Vlabonë, aty ku ndodhet ambulanca dhe shërbimi mjekësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...