Hikingnjeri organizoi ecjen për në majën Guri i Kuq 2522 metra

Alpinizem

Hikingnjeri organizoi ecjen për në majën Guri i Kuq 2522 metra

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 16:20
Hikingnjeri organizoi ecjen për në majën Guri i Kuq 2522 metra

Hikingnjeri organizoi ecjen për në majën Guri i Kuq 2522 metra, maja më e lartë në Rugovë. Ecjen e filluam si zakonisht nga restoranti me të njëjtin emër dhe ndalesën kryesore e bëmë te liqeni i madh.

Aty grupi u nda në dysh, për ata që kishin energji dhe donin ta vizitonin Gurin e Kuq (ekstra 2 orë ecje) dhe për ata që donin ta shijonin natyrën përreth dy liqeneve.

Me këta të dytit shkuam deri te qafa e dhisë përmbi liqenin e madh, vizituam Majën e dhisë, dhe u lëshuam kah Lugu i Shkodrës. Vazhduam kah liqeni i i Drelajve (momentalisht thatë), për tu kthyer prap te liqeni i madh dhe poshtë te restoranti.

Grupi që arriti te Maja u mahnit me pamjet përrallore 360 shkallëshe.Të dyja grupet patën eksperienca të paharrueshme dhe pa lendime, thuhet nga Hikingnjeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat