Pas pauzës disa javëshe për shkak të shiut të vazhdueshëm Hiking Njeri ju informon se këtë të diel, më 10 nëntor 2019 do të organizojë ecjen në Grykën e Prizrenit dhe majën interesante të njohur si "Veshët", në bjeshkën e fshatit Pllanjane.
"E njohur si terrasë e parajsës nga e cila mund ti shihni të gjitha majet e Sharrit të Prizrenit në 4K, "Maja e Veshëve" është destinacion që duhet ta vizitoni.
Pasi shumica e bjeshkatareve tanë kanë mbetur të ngujuar nëpër shtëpi për shkak të motit, ky do të jetë rast i mirë të dilet jashtë në natyrë dhe të kënaqeni në të hapur, në ajër të pastër dhe pamje të gjëra të bjeshkëve.
Vështërsia e ecjes është mesatare me 14 km ecje komplete (nalt / poshtë) dhe e përshtatshme edhe për fillestarë.
Pamjet për fotografi nga maja do të jenë madhështore pasi do të shihni relievin prej Sharrit të Lybetenit e me tutje, Koritnikut, Pashtrikut, rrafshit të Dukagjinit e deri te bjeshkët e Istogut.
Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit). Kthimi do të bëhet diku kah ora 2100", thuhet nga Hiking Njeri.