Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në majën e madhe, 2555m

Alpinizem

Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në majën e madhe, 2555m

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 13:17
Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në majën e madhe, 2555m

Pas një dite të paharrueshme në Majën e Veshëve në Sharrin e Prizrenit, këtë të Shtune (16 nëntor) duke filluar në orën 06:00 Hikingnjeri organizon ecje të rrallë 2 in 1 në dy majet e Korff-it, të madhin 2555m dhe të voglin 2473m, të njohur edhe si majet e Vërtopit ose Isa Agës.

Këto dy Maje, të cilat shtrihen në pjesën e Sharrit të Manastiricës / Struzhës / Zaplluxhës, gjenden në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë veriore, midis Prizrenit dhe Tetovës në bjeshkët e Opojës.

Vështërsia e ecjes është mesatare me 12 - 24 km ecje komplete (lartë / poshtë, varësisht se cilin verzion do ta bëni).

Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në natyrë madhështore të Sharrit me pamje mbresëlenese në qafën mes Korffit dhe Karanikollës, pa u ngjitë në maje. Edhe nga aty mund të shihen pamjet 360 shkallëshe. Ata që rrijnë në atë bazë do ti marrim gjatë kthimit prapa.

Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në majën e madhe, 2555m, të voglën 2473m ose në të dyjat!!
Se cilin verzion do ta bëni do të vendosni kur të mbërrijmë te stacioni i parë, në qafë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat