Pamje e rrallë e Brezovicës

Alpinizem

Pamje e rrallë e Brezovicës

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 15:58
Pamje e rrallë e Brazovicës

Pamje e rrallë e Brazovicës.

Image

"Vizituam Brezovicën për t'u ngjitur deri te maja e dytë më e lartë në ski qendër, Piribregun 2524 metra.

Kjo maje, e cila gjendet në vargmal të Sharrit, në Shterpce, shtrihet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë veriore.

Pasi para disa jave ka filluar të funksionojë teleferiku, gjysma e grupit vendosi ta shfrytëzojë atë për të kursyer energji, ndërsa gjysma tjetër e grupit ecjen e filloi nga baza e ski qendrës.

Image

Të dyja grupet u takuan në maje të teleferikut dhe pas fotos grupore, u nisëm për në maje. Moti, pamjet dhe atmosfera ishin fenomenale.

Shihej e gjithë Kosova por edhe Maqedonia veriore. Pamjet ishin pa fund! Kthimin e bëmë kah ora 2 e gjysmë ndërsa për lëshimin e pjesës së fundit shfrytëzuam prap teleferikun. Ishte një eksperiencë e paharrueshme e Hikingnjerit ku të gjithë pjesmarrësit përjetuan kënaqësi maximale, larg ajrit të ndotur të qyteteve", njofton "Hikingnjeri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat