Maja e Dhenve në Sharr

Alpinizem

Maja e Dhenve në Sharr

Më: 9 janar 2020 Në ora: 11:45
Maja e Dhenve në Sharr

Pas më se 1 muajve pushim, Hikingnjeri, këtë të dielë me 12 janar, rifillon me organizime duke startuar me ngjitjen e parë në Vitin e Ri në Majën e Dhenve 2177 metra në Sharr të Brodit, Dragash. 

Kjo është hera e parë që organizojmë ecje për grup në këtë maje, nga e cila mund të shohim pamje pa fund!

Në plan janë 3 variante:

1. Ecja nga starti (hotel Arxhena) deri në maje (komplet 10 km lartë / poshtë) në kushte bore.

2. Shfrytëzimi i teleferikut (3 EU bileta) duke i kursyer 2 orë ecje (1 orë lartë dhe 1 orë poshtë komplet 6 km).
3. Për ata që duan ta shfrytezojnë ditën për skijim ose pushim përreth Brodit, duke mos u ngjitur për ne majën e planifikuar. Skitarët mund të zgjedhin bileta të ndryshme në trafikën e biletave të teleferikut afër Arxhenës.

Nisja do të bëhet të dielen nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit (FIX) nga Bregu i Diellit (fushat e tenisit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat