Alpinisti rrëzohet nga Mali i Tomorrit

Alpinizem

Alpinisti rrëzohet nga Mali i Tomorrit

Më: 19 janar 2020 Në ora: 15:03
Alpinisti rrëzohet nga Mali i Tomorrit

Një incident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Malin e Tomorrit, ku një alpinist është rrëzuar.

Alpinisti ka rrëshqitur gjatë ngjitjes në afërsi të vendit të quajtur "Çesmja e Tarikos" dhe për pasojë ka thyer këmbën.

I plagosuri ishte pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh shqiptarë, të cilët kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit.

Alpinisti pritet të transportohet me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi në zonën ku ka ndodhur incidenti nuk mund të kalojnë makinat, për shkak të dëborës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat