KA Prishtina: Ecja do të fillojë afër fshatit Slivovë

Alpinizem

KA Prishtina: Ecja do të fillojë afër fshatit Slivovë

Më: 23 janar 2020 Në ora: 12:37
KA Prishtina: Ecja do të fillojë afër fshatit Slivovë

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen malore/rurale të së dielës, ku do të ecet nëpër Vargmalin e Kukajve deri në Kalanë e Novobërdës, si dhe ngjitjen e Bjeshkës së Madhe e cila e mbizotëron këtë rajon.

"Në tërësi do të ecet rreth 15 km.

Prandaj konsderojmë se ecja është lehtë e përballueshme edhe për fillestarët.
Ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit.

Ecja do të fillojë afër fshatit Slivovë, për të vazhduar nëpër malet e Kukajve, fshati Vllasali si dhe territoret malore të disa fshatrave të kësaj treve, me përfundim në territorin e Novobërdës (Kalaja, Miniera dhe Bjeshka e Madhe)", njofton KA Prishtina.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat