Klubi Alpin Prishtina fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare në Bjeshkët e Llapit, më saktësisht ngjitjen në Majën e Musincës.
Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel me datën 1 mars. Ky shtegtim është i kategorisë së mesme dhe i përshtatshëm edhe për fillestarët.
Karakteri i Shtegut: Shtigje të gjëra, livadhe malore dhe lartësi piktoreske
Kërkesa: Përgatitje për ecje standarde bjeshkatare; ushqim të zakonshëm dhe ujë.
"Kësaj radhe do të ecim nëpër Bjeshkët e Llapit, nëpërmes Luginës së Llapit dhe vargmaleve verilindore të Kosovës. Pikënisja bëhet nga fshati Murgull për të vazhduar drejt kurrizore dhe Majës së Musincës, ku edhe bëhet pushimi i drekës. Kthimi bëhet nëpër territorin të fshatit Bellasicë", njofton klubi.