Arineta: Thellësisht e prekur nga lotët e njerëzve

Alpinizem

Arineta: Thellësisht e prekur nga lotët e njerëzve

Nga: K. G. Më: 29 mars 2020 Në ora: 13:24
Arineta: Thellësisht e prekur nga lotët e njerëzve

Alpinistja Arineta Mula kujton një ngjarje të veçantë botërore.

“Tre vjet nga nisja në Everest. 28 mars 2017 nisja për në malin më të lartë në botë.
Raportin njeriu me njeriun e kam përjetu nëpër ekspeditat malore që me kanë ngjallë emocione të thella që bashkë me to në heshtje apo me zë kam dëgju shumë fjalë por të vetmen shprehje qe m'ka mbajt të gjallë e të forte është: "TI MUNDESH".

Pafundësisht e lumtur të udhëtoja për herë të parë në Himalaje, drejt majës së botës por edhe thellësisht e prekur nga lotët e njerëzve të mij të afërt.

Unë e buzëqeshun por me zemër të rëndume mundohesha të përmbahem përballë motrës së përlotun.
A thua a është e drejtë me jap dhembshuri e brengosje me paramendim?

Raportet njerëzore të përcjelluna me emocion, këtu krijohet një dashni e pafundme në qetësi qe e ndjen gjithmonë kudo por rrallë e flet.
Everesti për mua ka qenë shpalosje e vlerave njerëzore dhe çka bën njeriu për njeriun”, shkruan Mula. Foto: Arben Llapashtica.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat