Emri i madh i sportit shqiptar: Brenda disa orësh shpirtrat tanë gjeten qetësinë

Alpinizem

Emri i madh i sportit shqiptar: Brenda disa orësh shpirtrat tanë gjeten qetësinë

Nga: K. G. Më: 2 maj 2020 Në ora: 15:24
Shaban Tërstena në mes

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, ish mundësi i mirënjohur Shaban Tërstena, ka vizituar malet e bukura e duke dhënë edhe një mesazh të fortë.

“Natyra dhe nga malet e bukura të Kozjakut. Sot në mëngjes ishim të ftuar special ' për t'i vizituar këto kryevepra të bukura dhe të ecim thellë duke u zhytur në bukurinë e tyre.

U nisëm në këto vende te bukura, ku natyra te dhuron pushim, qetësi dhe te mbush me energji pozitive.

Brenda disa orësh shpirtrat tanë gjetën qetësinë për të kompensuar dy muaj izolim dhe karantinë dhe për inat te virusit, sytë tanë u mbushen me peizazhe të bukura malore shpirti me ngrohtësi, ndërsa krahërori me ajër të pastër”, shkroi Tërstena.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat