Ejup Maxhera - njeriu i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Alpinizem

Ejup Maxhera - njeriu i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Nga: Kemajl Goca Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:02
Ejup Maxhera - njeriu i sakrificës në Gjeneratën e Republikës

Me mijëra sportistë shqiptar dhanë çka është e mundur për të mbajtur gjallë sportin e Kosovës në vitet më të rënda, në vitet e 90-ta. 

Një personalitet, një burrë i fortë i kombit shqiptar padyshim është edhe Ejup Maxhera, që sakrifikoi gjithçka që të zhvillohet sporti në kohë të pa kohë (1991-1999), duke iu kundërvu fuqishëm regjimit kriminal serb. 

Të shkruash për Maxherën edhe 100 mijë faqe janë pak, për kontributin që ka dhënë dhe ende po jep për sportin.

Një pedagog që nuk e kishte shoqin, një veprimtar sportiv e bjeshkatar- alpinist motivues për brezat e ri. 
Ai ka qenë edhe ish sekretar i Federatës së Sporteve të Kosovës dhe ish kryetar i Federatës së Bjeshkatarisë së Kosovës. 

Sot Maxhera është krenar që sporti zhvillon aktivitetet lirshëm, është i pranuar ndërkombëtarisht dhe sportistët  e klubet tona garojnë me sukses në disiplinat e ndryshme sportive, sidomos në disa disiplina po shkëlqejnë në rrafshin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat