Do ta vizitojnë fshatin e pazakontë

Alpinizem

Do ta vizitojnë fshatin e pazakontë

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 16:00
Do ta vizitojnë fshatin e pazakontë

Këtë të dielë, me 19 korrik duke filluar në orën 07:00 të mengjesit HIKINGNJERI do të organizojë ecjen në natyrën përrallore në Sharrin e Restelicës / Dragash, përkatësisht në Majën Abdaf 2155m, që qëndron mbi fshatin e madh të Restelicës.

Gjate ecjes do ta vizitojmë fshatin e pazakontë qe shtrihet mes majeve të thepisura të Sharrit, do te shohim shumë florë dhe faunë, jetë tipike të Goranëve, gjelbrim në maksimum, vendin e ortekut famëkeq të 2012 etj.

Nga maja do të keni mundësi të shihni të gjitha bjeshkët e Sharrit jugor, bjeshkët veriore të Shqipërisë, Korabin dhe më shumë!

Kjo ecje është shumë e përshtatshme edhe për fillestarë ekstrem por edhe femijë prej moshës 7 vjepare. Ecja nga fillimi deri në mbarim do të zgjasë rreth 3 orë por me ndalesa të shumta. Ecja komplete është 10 km (round trip), njofton faqja e HIKINGNJERI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat