Për ndër të ditës pagane të Aligjynit, HIKINGNJERI me 2 gusht 2020 do të organizojë ecjen në majën madhështore të Lybetenit 2498m në Sharrin e Kaçanikut!
Data 2 gusht është ditë që simbolizon mesin e verës dhe që nga periudhat para mijëvjeqare manifestohet si ditë e shenjtë pagane, e njohur si dita e Aligjynit. Në Kosovë kjo ditë kremtohet me ngjitje në Lybeten
- 1. Deri te qafa e Lybetenit për ata që nuk kanë dëshirë të ecin në maje por të kënaqen me pamje pa fund.
- 2. Deri te Maja e Lybetenit 2498m për të fortit! Nga aty do të mahniteni me pamje 360 shkallëshe.
Se cilën pikë do ta bëni, e vendosni pasi të arrijmë te qafa e Lybetenit.
Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të veshtërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë. Ecja komplete deri te Maja, lartë poshtë është 18 km ndërsa deri te qafa 12 km (lartë poshtë).
Sa herë që kemi shkuar 5 vitet e fundit, shumica dërmuese e fillestarëve e kane ngjitur majën pa problem.