HikingNjeri në majën Guri i Kuq 2522 metra

Alpinizem

HikingNjeri në majën Guri i Kuq 2522 metra

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 13:00
HikingNjeri në majën Guri i Kuq 2522 metra

Pas një dite perfekte në Majën e Lybetenit 2498, këtë të dielë me 9 gusht 2020 duke filluar në orën 06:00 në Prishtinë dhe 08:15 në Pejë, HIKINGNJERI organizon ecjen e përvjetshme në majen më të lartë në Rugovë, Gurin e Kuq 2522 metra.

Ecjen për në maje do ta fillojmë nga Liqenati kështu që do të keni mundësi të kënaqeni edhe me not në liqe.
Kjo ecje është e përshtatshme për fillestarë!!

- 1. Deri te Liqenati i Kucishtës (liqeni i madh) ku bjeshkatarët mund të rrijnë më gjatë, të notojnë dhe të pushojnë. Ky grup do të ece 3 km larte poshtë.

- 2. Pas pushimit te liqeni i madh, ky grup do të vazhdojë deri te qafa dhe Maja e dhisë. Këta do të kenaqen me pamje 360 shkallëshe të bjeshkeve të Liqenatit. Pastaj do te vazhdohet deri te liqeni i vogël i thatë Liqenatit (i Drelajve) kah pjesa e poshtme e Lugut të Shkodrës. Ky grup do të ece komplet 8 km ecje rrethore.

3. Grupi EXPRESS i Gurit te Kuq 2522. Këta janë grupi i të shpejtëve dhe fortëve, të cilët do ta vizitojnë liqenin e madh, të voglin, lugun e Shkodrës dhe Majen e gurit të Kuq 2522m. Ky grup do te ece komplet 15 km (lartë / poshtë).
Se cilën pikë do ta bëni, e vendosni pasi të arrijmë te liqeni i madh i Liqenatit duke u bazuar në kondicionin e juaj", thuhet mes të tjera nga HikingNjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat