Ja ku gjendet maja e ashtuquajtur e Titos në Kosovë!

Alpinizem

Ja ku gjendet maja e ashtuquajtur e Titos në Kosovë!

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 11:48
Ja ku gjendet maja e ashtuquajtur e Titos në Kosovë!

Pas një dite të paharrueshme në majën më të lartë në Rugovë, Guri i Kuq 2522 dhe Liqenat, këtë të diel me 16 gusht duke filluar në orën 07:00 të mengjesit HIKINGNJERI do të organizojë ecjen në një ndër bjeshket më të bukura në bjeshkët e Prizrenit, bjeshkën e Pllanjanës ne Sharrin e Prizrenit.

"Në plan janë ngjitja në dy majet e saja, Majën e Veshëve dhe Bulec-in.

Kjo bjeshkë gjendet në mes të bjeshkës së Oshlakut, Kogja Ballknanit dhe pjesës së ulet të Oshlakut. Nga aty do te keni mundesi të shihni pjesën më të madhe të Sharrit në pamje 4K dhe ta përjetoni natyrën origjinale të kësaj pjese me banorë Torbesh.

Image

Në bjeshkë ka burime të shumta të ujit!

- 1. Deri te burimet e ujit nën Majën Bulec. Këta do të kënaqen me pamje të natyrës së dendur dhe pamje pa fund pa ecur në asnjë maje. Vendi ku do të ndalen ka ulëse. Ecja deri aty dhe prapa (7km).

- 2. Deri te Maja e Bulecit nga ku mund të shihni pamje 360 shkallëshe të Rrafshit të Dukagjinit rreth Prizrenit, Pashtrikun, Koritnikun, pjesën më të madhe të Sharrit. Ecja deri këtu 8 km komplet (lartë / poshtë).

3. Deri te Maja e Veshëve, e cila gjendet mbi fshatin Pllanjane dhe nga aty do te keni pamje të kthjellët të Grykës dhe bjeshkëve të Prizrenit dhe Sharrit nga Lybeteni e deri në majën e Titos. Këta do të ecin 12 km komplet (lartë / poshtë)

Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të veshtërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë", njoffton mes të tjera HIKINGNJERI.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat