Në majën më të lartë në Kosovë...

Alpinizem

Në majën më të lartë në Kosovë...

Më: 19 gusht 2020 Në ora: 11:16
Në majën më të lartë në Kosovë...

Pas një dite të paharrueshme në majet e Sharrit te Pllanjanës në bjeshkë të Prizrenit, këtë të diel me 23 gusht 2020 duke filluar në orën 05:00 të mengjesit, HIKINGNJERI do ta organizojë ecjen e përvjetshme në majën më të lartë në Kosovë, Majën e njerit 2658 metra, në Sharrin e Brodit, Dragash.

Kjo ecje normalisht bëhet në kuadër të eventit 2 ditor të Hikingnjerit, "Camp 'n' Hike" por për shkak të pandemisë, këtë vit do ta organizojmë vetëm ecjen që do të bëhet këtë të diel.

Sikurse cdo vit, edhe këtë, në Majën e Njerit do të takohemi me bjeshkatarët e shoqatave të ndryshme në krye me bjeshkatarin nga Gostivari, Ismet Shurban, që do të ngjiten nga ana e Maqedonisë veriore.

Pas arritjes në maje të gjithë pjesmarrësit do të pajisen me Diploma të Hikingnjerit, në të cilën shkruan "Certifikata e pjesmarrjës në MAJËN E NJERIT 2658m" 23 gusht 2020, njofton HIKINGNJERI.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat