Guni: Turizmi Malor në Shqipëri dhe Sportet Malore!

Alpinizem

Guni: Turizmi Malor në Shqipëri dhe Sportet Malore!

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 12:42
Guni: Turizmi Malor në Shqipëri dhe Sportet Malore!

Alpinsiti Artur Guni ka bërë një analizë interesante në lidhje me turizmin malor dhe Sportet malore.

“Turizmi Malor në Shqipëri dhe Sportet Malore! Zhvillimi i Turizmit Malor në Shqipëri është i lidhur pazgjidhmërisht me zhvillimin e Sporteve Malore!
Menjëherë pas viteve 90 u krijua një kaos përsa i përket zhvillimit shoqëror e ekonomik të shoqërisë shqiptare dhe si rrjedhoje dhe zhvillimit kulturor e sportiv ....

Pak sporte mbijetuan mes shumë vështirësive ekonomike e përshtatjeve ligjore!
Sportet e tjera filluan të riorganizohen për afro 10 vite , por në vitet 2000 mund të themi se ishin rikuperuar mjaft Sporte të grupuara në Shoqëri, Klube dhe të futura ose jo në ombrellat e Federatave respektive .....

Një ndër sportet që arriti të mbijetojë dhe të rigrupohet ishte dhe Alpinizmi i cili ishte inkuadruar në Federatën Shqiptare të Alpinizmit!
Alpinizmi në vetvete ka disa disiplina.
ECJA Turistike 
Ecje Malore 
Kacavjerje  (në Shkëmbinj e Mure artificialë)
Guida Malore fillimisht duhet ti njohë patjetër të reja teknikat e rregullat e këtyre disiplinave 

Duhet të ketë Trajnimet e nevojshme si në cilësi dhe në orë trajnimi 
Nivele ( kategorizime)
Përcaktim Teritorial ( Lokalë apo kombëtarë)
Çfarë ka ndodhur dhe po ndodh sot në Shqipëri?

Po marr shkas nga një bisedë e kryer dje në Bukanik (mal në Gjinar , Elbasan) 
Kur po ktheheshim nga maja shkëmbehem me 4 të rinj që po  ngjiteshin drejt majës ......
Unë - Përshëndetje si jeni?

 - Mirë faleminderit , edhe sa do të shkojmë në majë?
Më drejtohet njëri nga të rinjtë .
- Edhe pak ju ka mbetur ,po nga ju kemi?
- Nga Elbasani 
- Çfarë lagje?
- Nuk e mbaj mënd, se unë në të vërtetë jam nga Gramshi por jetoj në Elbasan dhe kam 4 vjet që bëj Alpinizëm me një Grup që e kam krijuar unë!
- Kurioz i drejtohem po ku ke qenë, në ç'vende?
- Valamarë , etj ,kam shoqëruar Serbë e shqiptarë!
- Shumë mirë paske bërë por meqë po thua je Alpinist a e di çdo të thotë?
A ke qenë ndonjë ditë me ndonjë ekip alpinizmi shqiptar apo të huaj , dhe a e bën dot dallimin ndërmjet sportit të alpinizmit dhe Ecjes Turistike që ti po bën sot?
Duke e parë se e vura pak në vështirësi ( nuk ishte ky qëllimi im ) , i drejtohem:
Të përgëzoj dhe të inkurajoj të vazhdosh rrugëtimin tënd por duhet të kesh kujdes kur prezantohesh dhe kur merr përsipër të shoqërosh njerëz në male!
Jo çdo njeri i zakonshëm mund të shndërrohet brenda ditës në Alpinist e Guidë. 
Duhet shumë punë e mund në mënyrë profesionale të arrish të jesh i tillë !
Sot në treg ka me dhjetëra Guida ( Udhërrëfyes ) lokale e kombëtare të liçensuar nga Ministria që kanë një përvojë për tu admiruar , por që nuk duhet ta përbaltin emrin e mirë të tyre , disa " aventurierë " që shndërrohen brenda natës në Guida e Alpinistë ...”, shkruani Guni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat