Alpinistët nga klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” të pandalshëm

Alpinizem

Alpinistët nga klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” të pandalshëm

Nga: N. H Më: 24 gusht 2020 Në ora: 16:15
Alpinistët nga klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva”

Të dielën me datë: 23.08.2020, Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” ishte me ekspeditë për ngjitjen e Majës së Kobilicës në malet e Sharrit.

Alpinistët nga Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” me sukses edhe kësaj radhe kanë përfunduar ngjitjen e tyre në majat e këtyre bjeshkëve të bukura, dhe nga atje ekskluzivisht kanë sjellë disa fotografi, që pasqyrojnë bukuritë e bjeshkëve.

Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva”, në ditët në vazhdim do të ketë edhe ngjitje tjera dhe vizita të ndryshme të karakterit malor, sportiv dhe kulturor.

Kujtojmë se kryetar i këtij klubi është Burim Buzhala.

Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat