Risi në tregun alpinist. Pantallona të shkurtra me shalurë të integruar

Alpinizem

Risi në tregun alpinist. Pantallona të shkurtra me shalurë të integruar

Nga: Abdurahim Abdushi Më: 4 shtator 2020 Në ora: 22:47
Risi në tregun alpinist. Pantallona të shkurtra me shalurë të integruar

Kompania e mirënjohur zvicerane e pajisjeve dhe veshmbathjeve bjeshkatare e alpiniste “Mammut”, ka hedhur në treg pantallona të shkurtra me shalurë të integruar, për femra dhe meshkuj, të gjeneratës së dytë, me emrin komercial “Realization Shorts 2.0”.

Shalurët e integruar i përmbushin standardet e sigurisë, sipas normës evropiane EN 12277 dhe normës së Federatës Ndërkombëtare të Bjeshkatarisë dhe Alpinizmit UIAA-105.

Pantallonat me shalurë mund të lahen me dorë apo në lavatriqe, në 30 °C dhe pa centrifugim. Mangësi të vetme të pantallonave “Realization Shorts 2.0”, sipas perceptimit tim, janë çmimi relativisht i lartë dhe mungesa e një xhepi me zinxhir.

Image

Pantallona të shkurtra 

Image

 

Mammut, Realization Shorts 2.0

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat