Gjeravica-pasuria dhe përgjegjësia jonë

Alpinizem

Gjeravica-pasuria dhe përgjegjësia jonë

Nga: Teuta Bicaj Më: 7 shtator 2020 Në ora: 15:49
Arben Lila

Ditën e diel, më 6 shtator 2020, u organizua një maratonë, vrapim nga Juniku deri në majën më të lartë të Kosovës-Gjeravicë (2656 m/lmd).

E inicuar nga kryetari i FBAK (Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës), Arben Lila, dhe me pjesëmarrjen edhe të bjeshkatarëve të tjerë, qëllimi i kësaj maratone ishte NGRITJA E VETËDIJES MBI RUAJTJEN E NATYRËS NGA NDOTJA DHE DËMTIMI.

Shtegun e gjatë 45.50 km, e kryen për rreth 9 orë.

Image
Image

Në disa harta, maja e Gjeravicës ende figuron si “Maja më e lartë e Sërbisë”???!!!,

Prandaj të gjithë bashkë duhet të punojmë në promovimin e vendit tone dhe pasurive natyrore që ai ka. Ky vend ka kushte ideale për nje trail running marathonë, që në të ardhmen mund të shndërrohet në një ngjarje unike në vend, me pjesëmarrës nga e mbarë bota-thot në vijim z. Lila.

Image

Gjatë rrugës nuk vërehej ekploatim i shtuar dhe i pakontrolluar i drunjve. Kryetari Lila, fton  komunën e Junikut që të angazhohen sa më shumë në pastrimin e pyjeve dhe ruajtjen nga ç'pyllëzimi!

Image
Image
Image

Kryetri Lila, i shprehi mirënjohje të veçantë anëtarëve të ShBA-Rrasa e Zogut, nga Juniku, për angazhimin e pashoq, në promovimin dhe ruajtjen e ambientit dhe ftoi Junikasit që të anëtarësohen sa më shumë, në shoqërinë e tyre bjeshkatare. Bekim Gaxherri, nga ShBA-Rrasa e Zogut, sot, në majën më të lartë të Kosovës, vendosi kutinë e hekurt, ku ndodhet fletorja, në të cilën mund të lënë shënimet e tyre të gjithë ata që e arrijnë majën e Gjeravicës. 

Në fund, kryetari Lila thot: Vrapimin ia kushtoj bjeshkatarëve që kohëve të fundit u ndanë nga jeta: Teki Zeka (Shba Shkelzeni- Gjakovë), Nehari Driza dhe Arben Shehu (ShBA Sharri- Prizren) dhe Afrim Tafa (ShBA Guri i Shtrejt-Shtime).

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat