Këtë të shtunë Hikingnjeri, do të organizojë ecjen në Majën e vetmuar të Koritnikut / Pikëllimës 2394 metra në Opojë, e cila gjendet në kufi midis KS dhe AL, midis Kukësit e rrugës së kombit dhe Opojës dhe Gorës në Dragash.
Koritniku / Maja e Pikellimës qëndron si bjeshkë e vetme ndërsa karshi e ka Pashtrikun dhe Gjallicën.
Nga kurrizi i saj mund te shihni komplet Sharrin, Prizrenin, bjeshkët e grykës së Prizrenit, Pashtrikun, Gajllicën, Kukësin, liqenin e Fierzës, rrugën e Kombit, rrafshin e Dukagjinit dhe shumë tjera.
Ecja bëhet nëpër shteg të gjerë malor, mes pishave nga fillimi e deri afër majës. Nga kurrizi dhe maja do të kënaqeni me pamje shumë të gjëra mbresëlënëse.