ShB Sharri bën mrekulli, ngjiten në dy maja ndër më të lartat në Turqi

Alpinizem

ShB Sharri bën mrekulli, ngjiten në dy maja ndër më të lartat në Turqi

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 12:26
ShB Sharri bën mrekulli, ngjitën në majën e malit Suphan, maja e tretë nga lartësia në Turqi 

Një grup prej 5 vetësh nga Shb Sharri, me regji personale, zhvilloi një ekspeditë nga data 3 deri me 10 shtator në rajonin e Anadollisë Lindore të Turqisë.

“U vendosëm në qytetin e Van-it tek nikoqiri ynë Erhan Çalışkan, koleg dhe shok, së bashku me dy kolegë dhe shok nga Stambolli, Fatih Bulut dhe Celal Ergüney.Përbërja e grupit ishte Osman Uka, Kujtim Shala, Deni Hameli, Arben Bytyqi dhe Alpay Simitci.

Me datën 04.09 ngjitëm majën e malit Suphan në 4058 mld, maja e tretë nga lartësia në Turqi, ndërsa e dyta si vullkanike. Pamja ishte sureale, si të ishim në ndonjë planet tjetër. 

Image

Kjo na ndihmoi në aklimatizim ndaj lartësive të mëdha. E zbritëm po të njëjtën ditë dhe të nesermën vazhduam ngjitjen në malin e Araratit ( turqisht Ağrı - mali i dhimbjes). Kampin e parë e organizuam ne 3200 lmd, të nesermën  vazhduam ne 4200 lmd dhe me 07.09.2020 duke u nisur ne ora 02.00 e filluam pushtimin e majës më të lartë të Turqisë në 5137 lmd.

Image

I gjithë grupi e arriti majën në kohë të ndryshme. Në maje e përkujtuam shokun tonë i cili para pak kohe kaloi në amëshim, Nehari Driza. Për këtë qëllim e hapëm një baner të madhë me fotografinë e tij nga pushtimi i tij i Ağrı (Araratit )në vitet e mëhershme.
Nga maja e Agri (Araratit)  zbritëm në kampin e dytë, i mblodhëm pajisjet dhe zbritëm 17 km deri tek transporti në fshatin Dogubajazit. 

Image

Të nesermën  shkuam në liqenin e Nemrutit i cili gjendet në kraterin e fikur të vullkanit me të njëjtin emër. Ky është krateri më i madh në botë. Në një pjesë të tij është liqeni i Nemrutit ( gjindet në 2247 mld) dhe ka një sipërfaqe -12.36 km2, dhe thellësia maksimale 176 m. Uji ishte kristal i pastër, i pijshëm dhe kaluam një ditë shum të bukur.

Grupi pa prof dr Kujtimin i cili kishte provime online dhe mbeti në Van, vazhdoi të nesërmen dhe e ngjiti majën e malit Artos 3515 lmd nga i cili shtrihet pamja panoramike dhe shumë e bukur e liqenit dhe maleve përreth.

Në ditën e fundit e vizituam ishullin Akdamar në liqenin e Vanit , i cili është 12.500 km2 me thellesi maks 451 m. Karakteristika e tij është uji alkalin ( pH 9.7-9.) i pasur me Sodium Karbonat.

Në ishull gjendet një ndër kishat më të vjetra, nga shekulli X ( kisha dhe manastiri Armen).
Falënderojmë nikoqirët dhe shoqëruesit tanë që këtë ekspeditë e bënë që të jetë një ngjarje e cila do ti shënojë jetët tona”, thuhet në njoftimin e ShB “Sharri”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat