Hikingnjeri organizon ecjen në një ndër majet më të larta në Kosovë 

Alpinizem

Hikingnjeri organizon ecjen në një ndër majet më të larta në Kosovë 

Më: 3 tetor 2020 Në ora: 13:29
Hikingnjeri organizon ecjen në një ndër majet më të larta në Kosovë 

Këtë të diele me 4 tetor 2020 duke filluar në orën 07:00 në Prishtinë dhe 09:00 në Prizren, Hikingnjeri organizon ecjen e përvjetshme në një ndër majet më të larta në Kosovë, majën madhështore të Gjini Begut 2610 metra në natyrën e bujshme të Sharrit në Brod.

Gjini Begu shtrihet në kufi midis Kosovës dhe Maqedonisë veriore dhe nga aty do të keni mundësi ta shihni pjesën më të madhe të Sharrit jugor në te dyja anët e kufirit, Korabin, Radikën e Hajredin Pashës, Majën e Titos, Trapeznicën, Qelepinën etj.

Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë!!

Nisja do të bëhet të dielen me 4 tetor 2020 nga Prishtina në orën 07:00 të mengjesit (FIX) nga Bregu i Diellit (para shkollës fillore Ismail Qemaili / Bukatore)”, njofton Hikingnjeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat