Organizohet ecje në dy majet e Korff-it

Alpinizem

Organizohet ecje në dy majet e Korff-it

Më: 10 tetor 2020 Në ora: 14:39
Organizohet ecje në dy majet e Korff-it

Këtë të diele (11 tetor) duke filluar në orën 07:00 Hikingnjeri organizon ecje të rrallë 2 in 1 në dy majet e Korff-it, të madhin 2555m dhe të voglin 2473m, të njohur edhe si majet e Vërtopit ose Isa Agës.

"Këto dy Maje, të cilat shtrihen në pjesën e Sharrit të Manastiricës / Struzhës / Zaplluxhës, gjenden në kufi mes Kosovës dhe Maqedonisë veriore, midis Prizrenit dhe Tetovës në bjeshkët e Opojës.

Vështirësia e ecjes është mesatare me 15 - 19 km ecje komplete (lartë / poshtë, varësisht se cilin verzion do ta bëni).

Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në natyrë madhështore të Sharrit me pamje mbresëlenese në qafën mes Korffit dhe Karanikollës, pa u ngjitë në maje.

Edhe nga aty mund të shihen pamjet 360 shkallëshe. Ata që rrijnë në atë bazë do ti marrim gjatë kthimit prapa.

Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në majën e madhe, 2555m, të voglën 2473m ose në të dyjat!!

Se cilin verzion do ta bëni do të vendosni kur të mbërrijmë te stacioni i parë, në qafë dhe majën e madhe 2555m", njjofton Hikingnjeri.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat