Në majën e bjeshkës vullkanike të njohur si Koritnik...

Alpinizem

Në majën e bjeshkës vullkanike të njohur si Koritnik...

Më: 15 tetor 2020 Në ora: 16:31
Në majen e bjeshkës vullkanike të njohur si Koritnik...

Kosova ka një natyrë të bukur, siç janë edhe bjeshkët në Koritnik etj.

“Me 17 tetor duke filluar në orën 07:00 Hikingnjeri organizon ecje në majen e bjeshkës vullkanike të njohur si Koritnik / Maja e Pikellimës, e cila qëndron e vetmuar në mes të Dragashit të Kosovës dhe Kukësit në Shqipëri. 

Vështirësia e ecjes është mesatare me 20 kilometra ecje komplete (lartë / poshtë).

Fillestarët, të cilët nuk mund të ngjiten në cak, mund ta kalojnë ditën në natyrë madhështore të bjeshkës me pamje mbresëlënëse në qafën e Koritnikut pa u ngjitë në maje.

Edhe nga aty mund të shihen pamjet 360 shkallëshe. Ata që rrijnë në atë bazë do ti marrim gjatë kthimit prapa.
Të fortit mund të zgjedhin të ngjiten në maje 2394 metra dhe te kënaqen me pamje pafund të Koritnikut, Sharrit, Gjallicës, liqenit të Fierzës, Kukësit, Pashtrikut, rrafshit të Dukagjinit, Hasit, Prizrenit etj”, njofton mes të tjera “Hiking Njerit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat