Maja atraktive e Rupës në bjeshkë të Deçanit

Alpinizem

Maja atraktive e Rupës në bjeshkë të Deçanit

Më: 29 tetor 2020 Në ora: 15:31
Maja atraktive e Rupës në bjeshkë të Deçanit

Pas një vikendi perfekt në Vjellak dhe Valbonë, këtë të diel me 1 nëntor, duke filluar në orën 06:00 në Prishtinë dhe 08:00 në Pejë,

Hikingnjeri organizon ecjen e parë me grup të hapur në Majën e Rupës në bjeshkë të Deçanit.

“Kjo maje gjendet midis Gjeravicës dhe Mariashit dhe mes bjeshkëve të Belegut dhe Dobroshit. 

Nga maja do të mund të shihni bjeshkë pa fund me pamje 360 shkallëshe!
Kjo ecje hynë në kategorinë e ecjeve me vështirësi  mesatare ndërsa gjatësia komplete e ecjes është 18 kilometra (lartë dhe poshtë)”, njofton mes të tjera “Hikingnjeri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat