Në bjeshkët e Shishtavecit 

Alpinizem

Në bjeshkët e Shishtavecit 

Nga: K.G. Më: 24 qershor 2021 Në ora: 19:00
Në bjeshkët e Shishtavecit 

Klubi alpin Prishtina ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura për sprovat e fundjavës përkatësisht me 27 qershor. 
Organizatorët njoftojnë se do t’i vizitojnë bjeshkën përrallore të Shishtavecit, Çajës.

“Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ecjen  e së dielës që do të zhvillohet në bjeshkët e Shishtavecit dhe rajonin e Lumës. 

Këtë ditë do të përshkojmë bjeshkën përrallore të Shishtavecit, Çajës dhe Novosejit të Kukësit, ndërsa shtegtimi në livadhet e ngjyrave do të na shpalosë një ndër kullosat më të mëdha në Ballkan, Gurin e Mëngjesit dhe vet Majën e Kallabakut.

Shtegu është i përshtatshëm për të gjitha moshat, ndërsa pjesëmarrja është e hapur për gjithë të interesuarit”, njoftojnë organizatorët.

Udhërrëfyes është Nazmi Hasanramaj dhe ndihmës Haki Hasanramaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat