Në bjeshkët e Botushës, Koshares dhe Tropojës 

Alpinizem

Në bjeshkët e Botushës, Koshares dhe Tropojës 

Nga: K.G. Më: 3 korrik 2021 Në ora: 13:34
Në bjeshkët e Botushës, Koshares dhe Tropojës 

Si në çdo vikend edhe në këtë fundjavë, bjeshkatarët dhe alpinistët ia mësyjnë alpeve shqiptare. 

“Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ecjen bjeshkatare e cila do të zhvillohet në rajonin e Bjeshkëve të Botushës, Koshares dhe Tropojës. 

Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel. 

Ecja përshkon Kosharen, Padeshin, Bjeshkën e Ujzave dhe atë të Zogut, për të arritur në Majën e Ujzave në lindje të Shkëlzenit.

Vizitë do të bëhet edhe në karaullën e Koshares dhe Monumnetin e Dëshmorëve”, njofton KA Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat