Ngjitja në Majën e Korabit 

Alpinizem

Ngjitja në Majën e Korabit 

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 22:06
Ngjitja në Majën e Korabit 

Klubi Alpin Prishtina ju fton të merrni pjesë në ngjitjen bjeshkatare të së dielës e cila do të zhvillohet në masivin e Parkut Natyror Korab-Koritnik në territorin Shqipërisë (Radomirë).

Kjo ecje do të zhvillohet 11 korrik, ndërsa ftesa është e hapur për gjithë të interesuarit. 

Caku i grupit është ngjitja në Majën e Korabit nga territori i Shqipërisë nëpër shtegun turistik të Radomirës.

Ndërsa ata që nuk duan ta tentojnë ngjitjen deri në maje, do të ketë ecje dhe qëndrim nëpër rrethinat malore të masivit të Korabit, njofton klubi alpin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat