Informata më e re për alpinistët, kjo është situata me alpinistin që u rrëzua në bjeshkët e Tropojës

Alpinizem

Informata më e re për alpinistët, kjo është situata me alpinistin që u rrëzua në bjeshkët e Tropojës

Më: 10 korrik 2021 Në ora: 15:02
Ivan Dinkov është në mes

(E plotësuar) -  Deni Hameli, është kryetar I Komisionit për kërkim shpëtim pran FBAK-ut, dhe është duke marrë pjesë edhe vet në këtë aksion.

Raportohet se alpinisti bullgar, Ivan Dinkov, nuk është në rrezik për jetë.

Sot ka ndodhur një ngjarje e rëndë në alpet shqiptare. 

Alpinisti bullgar, Ivan Dinkov. është rrëzuar te Maja e Shtrazës, në bjeshkët e Tropojës në Shqipëri. 

Ekipet e shpëtimit janë duke u munduar ta evakuojnë. 

Për të kanë shkuar pjesëtarë të ekipit të shpëtimit, përfshirë dhe nga FBAK, përcjell gazeta kombëtare "Bota sot".

Sipas lajmeve të fundit nga vendi i ngjarjes, alpinistin janë duke e zbritur deri në livadhe pasi helikopteri nuk ka arritur të aterojë.

Ai ka marrë shumë lëndime në trup, kokë, këmbë dhe duar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat