Prishtina organizon ecjen në mbretëreshën e bjeshkëve të Kosovës 

Alpinizem

Prishtina organizon ecjen në mbretëreshën e bjeshkëve të Kosovës 

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 10:59
Prishtina organizon ecjen në mbretëreshën e bjeshkëve të Kosovës 

Klubi Alpin Prishtina organizon ecjen në mbretëreshën e bjeshkëve të Kosovës, Majën e Gjeravicës. 

“Gjatë ngjitjes do të vizitohet edhe Liqeni i Madh i Gjeravicës, Bjeshkët e Junikut si dhe Qafa e Gusanit. 

Rrugëtimi është i organizuar me autobus deri në Junik, si dhe me vetura terreni nga Juniku në Bjeshkën e Gropës së Erenikut prej ku edhe fillon ngjitja.

Ky aktivitet do të zhvillohet ditën e diel me datën 25.07.2021.

Gjatësia e Shtegut: Gjithsej 14 km.

Karakteri i Shtegut: Shtigje bjeshke dhe livadhe alpine”, njofton mes të tjera KA Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat