Në qafën e Valbonës

Alpinizem

Në qafën e Valbonës

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 14:31
Në qafën e Valbonës

Këtë të shtunë (me 24 korrik) duke filluar në orën 06:00 HIKINGNJERI do të organizojë ecjen në natyrën verore të Valbonës, përkatësisht në qafën e Valbonës në Shqipëri.

Natyra në Valbonë momentalisht është me pamje të bujshme të verës dhe është rast i mirë që këtë të Shtune ta përjetoni atë.

Do të ecim deri te qafa e Valbonës nga e cila mund të përjetoni pamje të gjëra me shumë maje të thepisura në të dyja anët e qafës.

Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarët total pasi cdohere kur e kemi vizituar, të gjithë e kanë përfunduar ecjen pa problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat