Kete te diele (25 Korrik 2021) KMC organizon ngjitjen në Majën e Rupes 2501m.
Maja e Rupes eshte njëra nga pesë (5) majat e Bjeshkëve te Nemuna në Kosovë te cilat e kalojnë lartesinë 2500m.
Ndodhet ne mes Bjeshkes se Dobroshit dhe Bjeshkes se Belegut, krejt afer kufirit me Malin e Zi.
Ngjitja do të bëhet nga kurrizorja lindore, fillimishit nëpërmjet një shtegu që kalon nëpër Pyllin e Koznjerit i cili është reservat strikt i kafshëve të egra, dhe pastaj nëpër kurrizore të malit.