Edhe një lajm i mirë për sportin e Kosovës, në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike

Alpinizem

Edhe një lajm i mirë për sportin e Kosovës, në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:56
Edhe një lajm i mirë për sportin e Kosovës, në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike

Pas medaljes së artë olimpike të xhudistes Distria Krasniqi, edhe një lajm i mirë për Kosovën, në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike.

Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Skyrunning!

Lajmi bëhet i ditur në faqen zyrtare të Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës.

“’Kosova pranohet në Federatën Ndërkombëtare të Skyrunning!

Dje në ditën e hapjes së Lojërave Olimpike  - ‘Tokyo 2020’, morëm lajmin se Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës është pranuar anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Skyrunning.

Skyrunning është një disiplinë relativisht e re sportive e cila komunitetin bjeshkatar aplinist dhe atë vrapues e dërgon në një dimension tjetër të sprovimit të limiteve të njeriut.

Me këtë pranim Kosova zë vend në arenën ndërkombëtare dhe renditet në mesin e vendeve që janë të përkushtuara në edukimin dhe trajnimin e duhur për sportistë e saj. 

Ftohen të gjithë anëtarët e komunitetit tone dhe atij vrapues që kanë dëshirë të sfidojnë bjeshkët përmes vrapimit në tri disiplina VERTICAL, SKY dhe SKYULTRA të vazhdojnë trajnimet sepse tashti edhe zyrtarisht si shtet do të mund të marrim pjesë në garat e Skyrunning.
Urime të gjithëve që e duan bjeshkën dhe e duan sportin!”, njofton Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat