Në majën madhështore të Lybetenit

Alpinizem

Në majën madhështore të Lybetenit

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 14:55
Në majën madhështore të Lybetenit

Për nder të ditës pagane të Aligjynit, HIKINGNJERI,  me 1 gusht 2021 do të organizojë ecjen në majën madhështore të Lybetenit 2498m në Sharrin e Kaçanikut!

"Datat 1-2 gusht janë ditët që simbolizojnë mesin e verës dhe që nga periudhat para mijëvjeqare manifestohet si ditë e shenjtë pagane, e njohur si dita e Aligjynit.

Në Kosovë kjo ditë kremtohet me ngjitje në Lybeten.

- 1. Deri te qafa e Lybetenit për ata që nuk kanë dëshirë të ecin në maje por të kënaqen me pamje pa fund.

- 2. Deri te Maja e Lybetenit 2498m për të fortit! Nga aty do të mahniteni me pamje 360 shkallëshe te Sharrit, rrafshit të Kosovës, Shkupit, bjeshkeve te Maqedonise veriore etj.

Se cilën pikë do ta bëni, e vendosni pasi të arrijmë te qafa e Lybetenit.

Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të veshtërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë.

Ecja komplete deri te Maja, lartë poshtë është 18 km ndërsa deri te qafa 12 km (lartë poshtë).

Sa herë që kemi shkuar 6 vitet e fundit, me grupe të mëdha, shumica dërmuese e fillestarëve e kanë ngjitur majën pa problem", njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat