Një sërë aktivitetesh nga klubi alpin Prishtina

Alpinizem

Një sërë aktivitetesh nga klubi alpin Prishtina

Më: 3 gusht 2021 Në ora: 14:43
Një sërë aktivitetesh nga klubi alpin Prishtina

Klubi Alpin Prishtina ka bërë të ditur për ekspeditën natyrore në Curraj Epërm, në Parkun Natyror Nikaj-Mërtur (Shqipëria Veriore).

"Ekspedita do të zhvillohet me datat 7 dhe 8 Gusht (e shtunë / e diel) dhe përfshinë një sërë aktivitetesh si, ecje dhe eksplorim në Curraj dhe Lekbibaj, freskim në Lumin e Plasë, njohje me vendin dhe etnografinë si dhe shijim i ushqimit tradicional të zonës.

Nikaj Mërtur, Plaja, Vrana, Bëtosha.. janë zonat më të thella malore të Shqipërisë së Veriut, kanë histori të pasur, natyrë të larmishme dhe traditë mikpritjeje. Elementet etno kulturore të zonës janë shndërruar në atraksion vitet e fundit.

E shtunë; nisja nga Prishtina në ora 06:00. Arritja në Lekbibaj (me një pushim) rreth orës 10:00, dhe nisja për në Curraj. Arritja në destinacion rreth orës 17:00. Akomodimi në Bujtinë në Curraj Epërm, darka tradicionale dhe kohë e lirë pas darke.

E Diel; Ngrënia e mëngjesit dhe vizita nëpër Curraj; freskim në Lumin e Plasë (Pusi i Kishës), dhe pasdite kthimi në Lekbibaj. Në Prishtinë planifikohet të arrijmë rreth orës 21:00", njofton mes të tjera klubi alpin Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat