Klubi Alpin Prishtina para një sfide të radhës

Alpinizem

Klubi Alpin Prishtina para një sfide të radhës

Më: 5 gusht 2021 Në ora: 17:41
Klubi Alpin Prishtina para një sfide të radhës

Klubi Alpin Prishtina ju fton të na bashkoheni në ekspeditën natyrore në Curraj Epërm, në Parkun Natyror Nikaj-Mërtur (Shqipëria Veriore).

Ekspedita do të zhvillohet me datat 07 dhe 08 Gusht (e shtunë / e diel) dhe përfshinë një sërë aktivitetesh si, ecje dhe eksplorim në Curraj dhe Lekbibaj, freskim në Lumin e Plasë, njohje me vendin dhe etnografinë si dhe shijim i ushqimit tradicional të zonës.

Nikaj Mërtur, Plaja, Vrana, Bëtosha.. janë zonat më të thella malore të Shqipërisë së Veriut, kanë histori të pasur, natyrë të larmishme dhe traditë mikpritjeje. Elementet etno kulturore të zonës janë shndërruar në atraksion vitet e fundit.

Vëmendje: Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar prandaj preferohet rezervimi sipas përshkrimit në njoftim, njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat