Uta Ibrahimi: Mezi po pres mu kthye në malet e mia 

Alpinizem

Uta Ibrahimi: Mezi po pres mu kthye në malet e mia 

Nga: K.G. Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:18
Uta Ibrahimi: Mezi po pres mu kthye në malet e mia 

Uta Ibrahimi, alpinistja e mirënjohur e Kosovës, ka disa plane. 

Ajo thotë se dokumentari përveç që do të realizohet me të mirat e bukuritë e maleve, do të paraqes edhe dëmet që po bëhen. 

“Jam tepër e gëzuar dhe mezi po pres mu kthye në malet e mia, malet e Sharrit, e që shumë shpejt kemi me filluar me realizimin e një projekti, mini dokumentarit ‘Run for Sharr’… Ëndrra jem gjithmonë ka qenë me e vrapuar krejt Sharrin, e tash përveç vrapimit, bile edhe do ta incizojmë e në të ardhmen ta ndajmë me juve!

Idenë e projektit e kam nis maleve, e kam zhvillu në zyre të Fondacionit Utalaya (bashkë me Tuben, Erën e Meton), kemi aplikuar në WWF Adria me një mbështetje minimale, e tash më shumë mbështetës moral e punë, sikurse Valoni, Igori, Arbëri, Driada, Flakroni (GreenProtein), Dani e Batoni, Sportingu, ka ende emra sigurisht në ndërkohë, po realizohet ngadalë.

Dokumentari përveç që ka me i tregu te mirat e Maleve të Sharrit, ka me kallëzuar edhe qysh po shkatërrohet çdo ditë, shumë e më shumë”, ka shkruar mes të tjera Uta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat