Maja e njerit 2658 metra

Alpinizem

Maja e njerit 2658 metra

Më: 10 gusht 2021 Në ora: 18:57
Maja e njerit 2658 metra

Pas një dite të paharrueshme në Majën dhe Gjolin e Livadheve, me 15 gusht  duke filluar në orën 05:30 të mengjesit, "Hikingnjeri" do ta organizojë ecjen e përvjetshme në majën më të lartë në Kosovë, MAJEN E NJERIT 2658m, në Sharrin e Brodit, Dragash.

!Sikurse cdo vit, edhe këtë, në Majën e Njerit do të takohemi me bjeshkatarët e shoqatave të ndryshme në krye me bjeshkatarin nga Gostivari, Ismet Shurban, që do të ngjiten nga ana e Maqedonisë veriore.

Pas arritjes në maje të gjithë pjesmarrësit do të pajisen me Diploma të Hikingnjerit, në të cilën shkruan "Certifikata e pjesëmarrjes në MAJËN E NJERIT 2658m" 15 gusht 2021.

1. Deri te burimet e Qelepinës ku ky grup mund të kalojë një kohë të bukur në rrethin e burimeve të shumta të ujit, në mes të majeve të larta të Sharrit jugor. Ky grup do të ece 10 km (lartë / poshtë) dhe do të rrije aty deri sa grupi i majës të kthehet serish andej.

- 2. Deri te Maja e Njerit 2658m ku ky grup do te rrijë në maje rreth 1 orë dhe do të festojnë arritjen me shumë bjeshkatare nga dyja anët e kufirit.

Grupi gjatë kthimit do ta bëjnë ecjen përmes Shutmanit të lartë ku gjenden liqenet dhe kënetat e shumta të Sharrit përrallor. Ky grup do të ecje 18 km (lartë e poshtë)", njofton mes të tjera "Hikingnjeri". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat