Bjeshkën e Tropojës me liqenin e saj në Junik

Alpinizem

Bjeshkën e Tropojës me liqenin e saj në Junik

Më: 19 gusht 2021 Në ora: 13:44
Bjeshkën e Tropojës me liqenin e saj në Junik

Pas një dite të paharrueshme te maja më e lartë në Kosovë, Maja e Njerit / Rudoka 2658 metra, këtë të diele duke filluar në orën 06:00 të mengjesit, HIKINGNJERI do ta organizojë ecjen e parë me grup të madh në një ndër bjeshkët më të bukura të Kosovës, BJESHKËN E TROPOJËS me liqenin e saj në Junik!

"Ecja zgjatë 19 km (lartë dhe poshtë) dhe bëhet nëpër shteg malor.

Kjo ecje është e përshtatshme edhe për fillestarë!

Gjatë ecjes do të shihni shumë bjeshkë si: Majën e Rupës, bjeshkët e Doberdolit në Shqipëri, Gjeravicën, Trekufinin (KS-AL-MNE), do të shihni stane me shumicë, jetën në bjeshkë të Junikut etj", njoftojnë organizatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat