‘Gërmia Ultra Trail 2021’, ngjarje me rëndësi në kryeqytetin e Kosovës 

Alpinizem

‘Gërmia Ultra Trail 2021’, ngjarje me rëndësi në kryeqytetin e Kosovës 

Nga: K.G. Më: 10 shtator 2021 Në ora: 17:37
‘Gërmia Ultra Trail 2021’, ngjarje me rëndësi në kryeqytetin e Kosovës 

Alpinistja Arineta Mula është pritur nga drejtoria e sportit të Prishtinës, në krye me Fitim Rexhën dhe Kushtrim Mushicën. 

Ata diskutuan për shumë gjëra që kanë të bëjnë për sportin, me theks të veçantë për ngjarjet sportive “Gërmia Ultra Trail 2021”.

“Kemi pranuar mirënjohje në shenjë falënderimi nga Kosova Trail Running Association për mbështetjen e vazhdueshme të ngjarjes sportive Gërmia Ultra Trail 2021, ngjarje kjo që i shtoj vlerë dhe rëndësi kryeqytetit tonë. 

Ky organizim është një shembull i mirë i shfrytëzimit të shtigjeve malore për aktivitete sportive por njëkohësisht pastrimin dhe mirëmbajtjen e tyre. 

Ne do të vazhdojmë të përkrahim aktivitete të natyrës së tillë”, thuhet nga drejtoria e sportit të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat