Maja mahnitëse të Sharrit të Prizrenit

Alpinizem

Maja mahnitëse të Sharrit të Prizrenit

Më: 17 shtator 2021 Në ora: 18:54
Maja mahnitëse të Sharrit të Prizrenit

Pas një dite të paharrueshme në Majen e Gurit te Kuq 2522 metra, këtë të diel me 19 shtator duke filluar në orën 07:00 të mëngjesit HIKINGNJERI do të organizojë ecjen në MALET E LUBINJËS AFËR KOBILICËS, në Sharrin e Prizrenit.

“I njohur edhe si vendi me natyrën më të bujshme në Sharr, ky mal gjendet mbi fshatrat Lubinje e poshtme dhe e epërme në grykën e Prizrenit. 

Ky fshat njihet edhe me fytyrën e nuses Ilire që ka vizatime autentike në fytyrë. 

Në plan është arritja deri te stani i NATOS në bjeshkë të Kobilicës ku nga aty do të mund të kënaqeni me pamje të majeve mahnitëse të Sharrit të Prizrenit. 

Ecja e tipit FULL ADVENTURE ofron pamje të maleve të dendura, natyre të paprekur, ujëvareve, majeve pa fund etj.”, njofton “Kosova Hiking Trips”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat