Pamje impozante

Alpinizem

Pamje impozante

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 22:19
Pamje impozante

"Hikingnjeri! organizon ecjen vjeshtore të përvjetshme në kanjonin e Peklenës në Rugovë!

Në këtë ecje me pamje impozante të kanjonit të Peklenës mbi Sushicë, do të keni mundesi të përjetoni hiking me plot aventura nëpër shtigje të ngushta mes drunjëve. Do te shihni maje të larta, gremina mahnitëse, do te vizitoni shpella, dhe të gjitha këto në ngjyra të vjeshtës në Rugovë.

Kjo ecje me vetëm një drejtim, hynë në kategorinë e ecjeve të mesatare dhe është shumë e përshtatshme edhe për fillestarë ekstrem që kanë dëshirë të provojnë diçka mahnitëse!

Ecja është një drejtimshe që domethënë, pasi të arrijmë te caku, autobusi do të na pret afër, pa pasur nevojë te zbresim prapa nga kemi ardhë.

Ecja komplete nga fillimi e deri në maje zgjatë rrafsh 4 orë (me ndalesa të shumta) dhe është e gjatë gjatë rreth 5 km", njofton "Hikingnjeri".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat