Majet binjake

Alpinizem

Majet binjake

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 15:51
Majet binjake

Pas një dite të paharrueshme në Majën e Malësorit në Rugovë, me 13 nëntor, "Hikingnjeri" do të organizojë ecjen atraktive në 2 majet binjake, Qerenik 2043 metra dhe Koxha Ballkan 2043 metra, në bjeshkët e Sredkës / Grykë e Prizrenit.

I njohur edhe si vendi me natyrën e bujshme në Sharr, ky mal gjendet mbi fshatrat e grykës së Prizrenit.

Ecja e tipit FULL ADVENTURE për në Qerenik bëhet permes pishave dhe ofron pamje të maleve të dendura, natyrë të paprekur, rrjedhave te ujit, majeve pa fund dhe pamje 360 shkallëshe të Sharrit, Pashtrikut, Koritnikut, bjeshkëve të Nemuna etj.

Në këtë organizim janë 2 mundësi:

1. Deri te Maja Koxha Ballkan 2043m ku grupi mund të ndalet dhe përjetoj pamje mahnitëse 360 shkëlleshe (komplet 12 km) dhe 2. Deri në majën Qerenik 2043m që është ekstra 30 minuta ecje (14 km komplet).

Kjo ecje hynë në kategorinë mesatare të veshtërsisë dhe është e përshtatshme edhe për fillestarë total pasi ecja bëhet nëpër shteg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat