Me 20 nëntor duke filluar në orën 06:30, Hikingnjeri organizon ecjen e përvjetshme në Majën e Vjellakut 2014 metra në Rugovë.
"Ecjen për në maje të bjeshkës së Vjellakut do ta fillojmë nga Podi i Jakupit në Shtupeq të madh kah Brinjat e Zeza.
Kjo ecje hynë në kategorinë e ecjeve të lehta dhe është shumë e përshtatshme edhe për fillestarë!
Kjo fundjavë do të jetë weekendi i fundit i ecjes në 2021 nëpër bjeshkë pa BORË pasi nga e Hëna fillojnë rreshjet e deborës, të cilat do të na përcjellin deri në pranverën e 2022!
Ecja komplete nga fillimi e deri në maje zgjatë rrafsh 2 orë dhe e gjate rreth 5 km (10 km lartë e poshtë).
Nisja do të bëhet të SHTUNËN me 20 NENTOR 2021 nga PRISHTINA në orën 06:30 të mengjesit (FIX) nga Bregu i Diellit (para shkollës fillore Ismail Qemaili / Bukatore).
Kthimi në PR do të bëhet diku kah ora 20:00 nëse gjithçka shkon mirë.
Në Pejë do te jemi te Patriarkana e Pejës / hyrja e Rugovës në orën 08:45", njofton "Hikingnjeri".